top of page

METODOLOGJIA

Metoda Skaut e aplikuar nga Guidat dhe Skautët e Europës bazohet në atë të shpikur nga Robert Baden-Powell dhe e pasuruar nga Ati Jacques Sevin (Francë), së bashku me Jean Corbisier (Belgjikë) dhe Kontin Mario di Carpegna (Itali) në dekadat e para të shekullit të njëzetë. Ajo synon zhvillimin e fëmijëve dhe adoleshentëve nëpërmjet lojës dhe aventurës në natyrë dhe marrjen e përgjegjësive brenda grupit. Skauti fokusohet në një edukim të diferencuar midis djemve dhe vajzave, duke respektuar nevojat e tyre specifike sipas moshës së tyre.

Metoda e skautizmit përfshin të gjithë personin, rrit fëmijët dhe adoleshentët në të gjitha dimensionet. Skauti Evropian synon të përgatisë të rinjtë për moshën e rritur, ti ndihmojë në pozicionimin tyre në shoqëri, t'i mësojë ata të jenë përgjegjës për detyrimet e tyre në familje dhe në shoqëri. Origjinaliteti i teknikës Skaut është të jesh skaut është zbavitëse dhe interesante. Rrethi i skautëve është një vend ku të rinjtë tregojnë kreativitetin e tyre nëpërmjet takimeve, lojës, dhe jetës së kampit.

 

Organizata punon mbi parimin e formimit të të rinjve nëpërmjet të rinjve. Kjo është veçoria e lëvizjes Skaut, e cila duket në pamje të parë e pazakontë, por këtu është i gjithë gjenialiteti i saj. Skautët mësojnë të jenë përgjegjës për njëri-tjetrin nëpërmjet zbatimit të detyrave specifike, rritjes dhe fitimit të përvojës, duke pasur reciprokisht gëzimin e mirëkuptimit, e cila ndihmon për të zbuluar plotësisht potencialin e tyre dhe për të realizuar veten sa më shumë që të jetë e mundur. 


Duke qënë se Skauti synon të formojë burra dhe gra me integritet, të drejtë, të ekuilibruar dhe të harmonishëm, aktivitetet e organizuara janë projektuara për të ndihmuar të riun të zhvillohet në pesë fusha që tradicionalisht quhen "pesë pikat e Skautit". Po ashtu ai duhet të ketë edhe pesë “motorë” të cilët a shoqërojne.

QËLLIMET E SKAUTIZMIT

SHËNDETI

është marrëdhënia me trupin. Skauti duhet të mësojë ta zhvillojë dhe ta mbrojë. Për ta bërë këtë, mësohën rregullat e sigurisë, higjienës dhe ndihmës së parë.

ZOTI

është mardhënia me Zotin. Skauti e zhvillon këtë dashuri për Zotin duke marrë pjesë në sakramente, duke u lutur vetëm ose me grupin e tij.

SHËRBIMI

është marrëdhënia me të tjerët. Skauti mëson të shërbejë pa marrë asgjë në këmbim, për një buzëqeshje, për dashuri. Ai jep pak nga vetja e tij dhe pak nga koha e tij për të tjerët kur bën veprat e tij të mira të përditshme, një shërbim i vogël spontan dhe origjinal, por që kërkon përpjekje çdo ditë.

AFTËSIMI

është marrëdhënia me botën. Skauti duhet të jetë në gjendje të transformojë elementët natyrore dhe t'i përdorë pa i shkatërruar ato.

KARAKTERI

është marrëdhënia me veten. Me anë të përpjekjeve, Skauti mëson se cili është vullneti; përmes detyrave të vogla për komunitetin, mëson se çfarë përgjegjësie është.

bottom of page