top of page

12 Stars Camp France - 2024

Aug 27, 2024

1 min read

10

29

0

Përvoja e Komisionerit të Përgjithshëm te skautëve te Shqipërise në kampin ndërkombëtar "12 Stars Camp" në Francë ishte një aventurë e jashtëzakonshme. Ky kamp na mblodhi së bashku skautë nga disa vende të Europës, të cilët u bashkuam për të ndarë përvojat, kulturat dhe miqësinë e skautizmit. Nga momenti i mbërritjes në kamp, ndjeva atmosferën e veçantë që e karakterizonte këtë kamp. Kjo ishte një mundësi për të takuar skautë nga vende të ndryshme.


Aktivitetet e përbashkëta, si lojërat dhe ecjet në natyrën e bukur franceze, më dhanë mundësinë të forcoj aftësitë e mija dhe të ndërtoj lidhje të reja. Një nga momentet më të veçanta të kampit ishte ceremonia e flamurit, ku të gjithë skautët, të veshur me uniforma, ngritëm flamujt e vendeve të tona për të treguar unitetin dhe diversitetin e skautizmit. Nga ky kamp krijova miqësi të reja me skautë nga vende të ndryshme, duke mësuar nga përvojat e tyre dhe duke ndarë historitë e mija për lëvizjen skaut në Shqipëri.


"12 Stars Camp" nuk ishte thjesht një kamp, por një përvojë jetësore që më tregoi fuqinë e vëllazërisë skaut dhe rëndësinë e unitetit ndërkombëtar. Ky kamp më frymëzoi që të vazhdojë të angazhohem me pasion në lëvizjen skaut, duke kontribuar për një Europë më të mirë dhe më të drejtë.



Aug 27, 2024

1 min read

10

29

0

Comments

Share Your ThoughtsBe the first to write a comment.
bottom of page